Gjermani, ulet numri i azil kërkuesve
Berlin - Numri i aplikimeve për azil ka pësuar një ulje të ndjeshme muajt e fundit në Gjermani. Vetëm muaji maj ka shënuar një rënie me 1 835 kërkesa në krahasim me prillin, ose e përkthyer ndryshe me 4.4 %. Krahasuar me periudhën e para një viti, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, kërkesat për azil janë ulur me 15 %.
Ministria thekson se pjesa më e madhe e refugjatëve që kërkojnë azil në Gjermani vjen nga Iraku. Autoritetet gjermane i njohën statusin e refugjatit vetëm një pjese të vogël prej 2.5 për qind nga të gjitha kërkesat e majit, ndërsa të tjerët janë lejuar të qëndrojnë në bazë të Konventës së Gjenevës.