Irani: Mediet ndërkombëtare do të zihen “shah mat”!
Teheran - Ministria e Jashtme iraniane akuzon disa medie ndërkombëtare si “zëdhënëse të kryengritësve”, dhe i paralajmëron ato se do të zihen “me presh në duar”. Lajmin e bën të ditur agjencia “Isna” duke cituar një komunikatë të Ministrisë.
Autoritetet iraniane, të cilat shprehen se përfaqësuesit e shtypit të huaj u nënshtrohen urdhrave të vendeve të tyre përkatëse, akuzojnë disa medie se mbështesin manifestimet e paligjshme kundër pushtetit dhe se janë bërë zëdhënës të kryengritësve, thuhej në komunikatë.
Ato u rekomandojnë atyre të ndryshojnë qëndrimin jokorrekt ndaj ngjarjeve në Iran, përndryshe në çastin e duhur dhe pa asnjë dyshim armiqtë e unitetit kombëtar të Iranit do të zihen “shah mat".