E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi shtyn serish seancat per Kushtetuesen

Drejt skadimit afati ligjor per miratimin e anetareve te rinj

Parlamenti zvarrit shtate dekretet e Presidentit Bamir Topi per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte. Data 6 tetor ishte parashikuar si dita e pare e diskutimit te kandidatures se pare te Kushtetueses per tu shqyrtuar ne Komisionin per Ceshtjet Ligjore dhe Administraten Publike. Kjo date eshte shtyre duke u spostuar me 11 tetor. Ne kete menyre sipas perllogaritjeve Kuvendi ka afat edhe 21 dite pas kesaj date per te marre ne shqyrtim shtate dekretet e Presidentit Bamir Topi te cilat plotesojne vendet vakante ne Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte. Dy muaj me pare mazhoranca akuzoi Presidentin Topi se ka shkelur Kushtetuten duke vonuar zevendesimin e anetareve te Kushtetueses. Rreth dy muaj me vone eshte Parlamenti ai qe po zvarrit kandidaturat e propozuara nga Presidenti per Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte. Duket se mazhoranca aktuale nuk e ka ne rend paresor plotesimin e vendeve vakante ne gjyqesor. Pyetjet jane derguar dhe nje pjese e pergjigjeve jane depozituar ne zyrat e kryesise se Kuvendit nga gjyqtaret e dekretuar nga kreu i shtetit. Jane po te njejtat pyetje dhe do te ndiqet po e njejta praktike si edhe ne rastet e meparshme per te shtate kandidaturat qe do te paraqiten ne Komisionin e Ligjeve. Shkaku zyrtar i voneses se kesaj jave eshte largimi jashte Shqiperise i nje delegacioni deputetesh shumica e te cileve jane njekohesisht edhe anetare te Komisionit te Ligjeve.

Dekretet

Presidenti Bamir Topi me ane te dekreteve ka plotesuar vakumin e krijuar ne Gjykaten Kushtetuese. Presidenca i ka bere tashme publike kater anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese. Fatmir Hoxha Ardian Leka Artan Hoxha dhe Edlira Jorgaqi jane kater kandidaturat qe do te perballen me vendimin e 140 ligjvenesve ne Kuvend per tu ulur ose jo me pas ne karrigen e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Po keshtu brenda nje harku kohor te shkurter Parlamenti votoi ne Kuvend nje prej dekreteve te Presidentit per kryetarin e Gjykates Kushtetuese. Emerimi i Bashkim Dedjas ne krye te Kushtetueses u krye me procedure te pershpejtuar dhe me votat e mazhorances ne sallen e Parlamentit. Gjykata Kushtetuese e ka rregulluar menjehere axhenden e saj duke rindertuar faqen e internetit te ketij institucioni dhe duke plotesuar edhe vendet e tjera vakante administrative ne kete gjykate. Tre dekretet e Presidentit per Gjykaten e Larte te cilat presin lsquogjykimin ne Komisionin e Ligjeve jane Edmond Islamaj Manjola Bejleri dhe Shkelzen Selimi.

Plani i PD-se

Partia Demokratike pritet qe pergjate dy javeve te ardhshme te coje ne Gjykaten Kushtetuese per interpretim qendrimin e saj per heqjen e mandatit te deputetit socialiste Ilir Beqja. PD akuzon Beqjen se ka shkelur Kushtetuten ne lidhje me funksionet qe ajo parashikon per ligjvenesit. Burime prane grupit parlamentar te PD-se bejne te ditur se brenda nje kohe te shkurter mazhoranca do te paraqese ne seance plenare kerkesen e saj per heqjen e mandatit te deputetit per Beqjen duke i hapur rruge procedures per interpretim te kesaj kerkese nga ana e Gjykates Kushtetuese. Sipas legjislacionit ne fuqi kerkesa per heqjen e mandatit te nje deputeti mund te miratohet me nje shumice te thjeshte prej 71 votash dhe ne kete kuader duket se mazhoranca nuk do ta kete te veshtire ti hap rruge interpretimit te Kushtetueses per kete ceshtje. Po keshtu burimet bejne te ditur se mazhoranca do te ece me shpejtesi neper procedurat ligjore qe parashikojne ligjet per heqjen e mandatit te nje deputeti pasi sipas tyre shkelja e deputetit te PS-se Beqja ka qene flagrante dhe ne kundershtim te plote me piken 3 te nenit 70 te Kushtetutes se vendit. Por keto akuza jane kundershtuar fuqishem nga deputeti socialist i cili ka sjelle fakte qe nuk kane qene pjese e nje kompanie gjate kohes qe eshte zgjedhur ne Kuvend duke e konsideruar thjesht nje manover per te hedhur balte mbi opoziten.

Erjon Ajazi Fatjona Mejdini

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›