Mafia detyre Albinos te investonte ne kazino e lotari
Albino Prudentino ishte ngarkuar nga klani mafioz te komunikonte drejtperdrejt me njerez te krereve te shteteve te Ballkanit per te shqyrtuar cdo mundesi per hapje biznesi ne fushen e lojerave te fatit dhe lotarive sportive. Keshtu shkruajne mediat italiane te cilat u referohen pergjimeve te realizuara nga Prokuroria e Antimafies italiane. Ne nje prej bisedave te pergjuara Daniel Vicientino kreu i klanit mafioz te Sacra Corona Unita ishte shprehur se organizata e tij kriminale po kalonte te gjitha financat dhe aktivitetet e saj ne industrine e kazinove dhe lojerave te fatit duke u terhequr nga kontrabanda e cigareve e cila konsiderohej veprimtari me e veshtire si pasoje e kontrolleve kufitare ne porte dhe pa fitime te garantuara.
Sipas kapos se Sacra Corona Unita Albino Prudentino ishte ngarkuar prej shtate vitesh te komunikonte drejtperdrejt me njerez te krereve te shteteve te Ballkanit per te shqyrtuar cdo mundesi per hapje biznesi ne fushen e lojerave te fatit dhe lotarive.