E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi skandal me kartat e votimit te deputeteve

TIRAN - Kuvendi i Shqiperise ka ndryshuar sistemin e votimit por serish jane vene re probleme qe mund te sjellin edhe falsifikimin e votave. Ne seancen e djeshme gjate hapjes se procesit te liste-prezences fillimisht edhe pse ne salle kane qene 71 deputete kompjuteri ka llogaritur 74. Kartat e dy deputeteve te PDU-se Shpetim Idrizi Dashamir Tahiri dhe karta e deputetit te Levizjes Socialiste per Integrim Dritan Prifti kane qene vendosur. Dy deputetet e PDU-se ndodhen ne SHBA ku po zhvillojne nje tur takimesh per te lobuar per ceshtjen came ndersa ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ndodhet ne Vjene. Te kontaktuar ne telefon nga gazeta Shekulli dy deputetet e PDU-se sqarojne se i kane lene kartat ne Kuvend dhe nuk e dine se cfare mund te kete ndodhur me to. Ishte vete kryeparlamentarja Jozefina Topalli ajo qe shmangu skandalin. Ne baze te nenit 56 te Rregullores se Kuvendit para se te nise procesi i votimit drejtuesi i seances verifikon prezencen e deputeteve. Drejtuesi i seances ne cdo kohe si dhe kur kjo kerkohet nga te pakten shtate deputete verifikon nese ne salle eshte i pranishem numri i kerkuar i deputeteve. Kerkesa per verifikimin e numrit te deputeteve te pranishem shprehet me ngritjen ne kembe te kerkuesve.

Per verifikimin e numrit te deputeteve drejtuesi i seances ben thirrjen ne menyre elektronike ose nominale. Kur mungon numri i kerkuar i deputeteve per marrjen e vendimit drejtuesi i seances shtyn seancen per 60 minuta dhe ne rast se edhe pas kesaj kohe nuk arrihet numri i kerkuar e anulon ate. Ne rast anulimi drejtuesi i seances plenare percakton diten e neserme me kusht qe ajo te mos jete dite pushimi si dite ne te cilen Kuvendi do te mblidhet me te njejtin rend dite duke deklaruar njekohesisht edhe oren e votimit per ate rend dite. Ne seances e djeshme ishte planifikuar qe te miratohej edhe Gjykata Administrative por largimi i opozites nga salla beri qe mazhoranca te kishte vetem 71 vota nga 84 qe kerkon ligji. Para largimit nga seanca plenare te deputeteve te opozites kreu i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci tha se nuk ka qene opozita qe ka penguar votimin e ketij projektligji per te cilin sipas tij partneret nderkombetare kane shprehur rezerva. Kreu i grupit parlamentar Socialist perseriti kushtin e socialisteve se pa ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit opozita nuk do te jape konsensusin e saj si per Gjykaten Administrative ashtu edhe per projektligjet e tjera qe kerkojne 84 vota. Paketa jone ka gjithe vullnetin politik te minorances per interesat dhe reformat qe i duhen vendit. P/ligji Per gjykaten administrative i duhet vendit dhe te mblidhemi e te punojme. Po ashtu p/vendimin per ngritjen e komisionit hetimor sipas rezolutes se BE se e keni gati. Ti hedhim ato ne axhenden politike e institucionale te parlamentit dhe te ecim para ndryshe mos prisni te jemi garnitura juaj ne jeten politike shqiptare.

Ne jo vetem qe nuk do te terhiqemi por jemi te vendosur qe kauza jone qofte dhe vetem nga PS-ja te qendroje - theksoi Ruci. Ne rast te kundert Sekretari i Pergjithshem i PS-se hodhi poshte cdo lloj bashkepunimi midis mazhorances dhe opozites. Nese ju nuk ndryshoni kete filozofi qe te uleni nepermjet negociatave dhe jo nepermjet demagogjise populiste sic u be qe ne fillim te seances jo vetem qe nuk do te terhiqemi por jemi te vendosur te qendrojme sepse ketij vendi boll i ka munguar parlamentarizmi per gjysme shekulli - tha Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›