E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtroi kusherinjte kapet ish-tatimori

Nje ish- zyrtar i Tatim Taksave i denuar nga gjykata e Tiranes me 10 vite burg per vepren penale te mashtrimit te disa personave dhe te vjedhjes te nje shume te madhe parash nepermjet kesaj forme u arrestua dje nga Njesia e Kerkimit dhe e Operacioneve Speciale te Policise se kryeqytetit. Arben Tole 39 vjec u arrestua ne flagrance mesnaten e se merkures nga efektivat e Policuse se kryeqytetit. Tole lindur ne Tirane dhe banues ne rrugen Labinoti ne kryeqytet eshte prangosur ne nje shtepi me qera ne rrugen Mihal Grameno . Arbeni e kishte marre kete banese me qira per tiu fshehur policise dhe per te mosrene ne prangat e saj por kjo gje mesa duket i deshtoi. Tole ka marre shuma te medha parash nga persona te ndryshem duke i mashtruar ata dhe ne kete menyre ka perfituar. Historia e perfitimit te mashtrimit te marrjes se parave nga Arben Tole fillon qe ne vitin 2005 ku i ka marre 300 mije leke me perqindje djalit te halles se tij Alber Xheraku dhe per 3 muaj ai i ka paguar ne menyre te regullt interesat ne menyre qe te krijonte besim dhe te kishte mundesi te kerkonte perseri para. Me pas ai ka kerkuar serish para duke marre 500 mije leke te tjera borxh tek po ky person me pretekstin se do te niste kunatin e tij ne Austri per te marre nje shume te madhe parash te bllokuara dhe me pas do tia kthente te gjithe shumen se bashku me interesat. Gjithashtu gjate vitit 2005 Tole ka marre nje tjeter shume prej 400 mije lekesh kundrejt nje interesi me 5 per qind ne muaj duke thene se do te ngrinte nje biznes te madh dhe gjate 8 muajve te pare ai eshte treguar shume korrekt dhe me pas i ka nderprere marredheniet duke iu shmangur apo dhe duke nderprere cdo kontakt me personin qe i ka marre borxh parate. Ne janar te viti 2009 ne seksionin e Krimit Ekonomik Financiar eshte bere nje kallezim penal kundrejt Arben Toles nga Albert Xharaku Ilirjan Ibrahimi Aleksander Tole si dhe Bajram Mija sepse 39- vjecari Tole i ka marre Aleksander Toles shumen prej 200 mije te reja leke kundrejt nje interesi prej 5 per qind ne muaj. Me pas Arbeni i ka kerkuar Aleksandrit qe ta prezanotje me te aferm te tjere me qellim qe te merrte prej tyre leke me interes pasi do te zhvillonte nje biznes te madh.


Gjithashtu i ka kerkuar qe te shiste shtepine dhe tia jepte vleren e saj me po kete interes. Por Tole nuk ka harruar te kerkoje para borxh as tek bashkeshortja e Aleksander Toles Zana Mija Tole eshte nje tjeter person qe eshte bere pjese e mashtrimit te Arben Toles. Ky i fundit i ka marre asaj shumen e 7 milione lekeve ku 3.5 milione ishin leket e shtepise se prinderve te Zanes dhe 3.5 milione leke qe ishin leket e perfituara nga shitja e shtepise shuma per te cilat lidhen dhe nje akt marreveshje kontrate huaje. Vjedhja e pasurise me ane te mashtrimit sipas akt-ekspertimit te kryer ne fazen e hetimeve paraprake kalon shifren e 10 milione lekeve nga e cila 7 milione leke i perkasin te demtuarit Aleksander Tole dhe bashkeshortes se tij Zana Tole. Forma kryesore e mashtrimit qe Tole perdorte ishte se do te hapte nje aktivitet te madh tregtar duke konsumuar ne kete menyre elementet e vepres penale te Mashtrimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›