E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mision diplomatik ne Parlamentin Europian

Kreu socialist lobim ne kancelarine e BE-se per kauzen e opozites

Partia Socialiste do te shfrytezoje edhe nje here dritaret e komunikimit nderkombetar per te percjelle shqetesimet e saj politike. Pas disa muajsh ballafaqimi te forte dhe gati konfliktual me shumicen ne pushtet kreu i PS-se Edi Rama pritet te udhetoje drejt selise se Parlamentit Europian ku do te zhvilloje disa takime me perfaqesues te se majtes evropiane mes te cileve edhe drejtuesit kryesore ne PE-se Gianni Pitella dhe Hanes Svoboda. Edhe pse pa nje date konkrete turi i Rames pritet te zhvillohet nga fundi i muajit tetor brenda te cilit opozita do te konsumoje nje vale te re protestash qytetare. Kriza politike e deritanishme sipas gjasave do te mbetet ende ne axhenden e diskutimeve po te mbahet parasysh edhe situata e diteve te fundit ku nje marreveshje e kerkuar per Gjykaten Administrative nuk u arrit per shkak te kerkesave socialiste per hetimin e zgjedhjeve. Nderkohe kontaktet me europarlamentaret e majte kane rendesi edhe per arsye se ato mbeshteten ne argumente qenesore te cilat burojne nga rezoluta e 8 gushtit e Parlamentit Europian. Realiteti aktual shqiptar eshte deshmi se kerkesat e ketij dokumenti nuk jane plotesuar ne asnje drejtim qofte per sa i perket hetimit parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit qofte ne lidhje me reformat e ndryshme qe ka nevoje vendi. Ne kete kuptim eshte e logjikshme qe lobimi socialist ne PE te kete nje kontekst te ri duke marre ne konsiderate se ne muajin nentor Shqiperia pret vleresimin per statusin e vendit kandidat. Roli i se majtes ne kete drejtim eshte me shume rendesi per arsye te peshes se saj por edhe faktit se kriza shqiptare ka nisur te beje te prekshme kostot e saj qe nuk jane vetem politike.

PSE

Nje aspekt tjeter i saj vjen edhe per sa i perket programeve te zhvillimit dhe punesimit qe jane alternative per pushtetin. Keshtu dje rrjeti ballkanik i Partise Socialiste Europiane ka kerkuar rritjen e ndihmes se Bashkimit Europian per Ballkanin Perendimor pavaresisht statusit te vendeve te ketij rajoni. BE duhet te rrise ndihmen e vet per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor pavaresisht nese e kane apo jo statusin e vendit kandidat. Ne duhet te shmangim qasjen e copezuar vend per vend ne zbatimin e politikes sone ndaj ketij rajoni. Nje praktike e tille mund te pengoje Europen ne arritjen e qellimeve te saj ne kuader te strategjise se vitit 2020 u shpreh me kete rast europarlamentari bullgar Kristian Vigenin. Me tej rrjeti ballkanik i PSE nenvizoi nevojen e zgjerimit drejt Ballkanit Perendimor duke nenvizuar adaptimin nga BE te nje strategjie mirekuptuese per rajonin. Punesimi dhe zhvillimi do te duhet te jete politika e BE-se e cila e lehteson keshtu jo vetem situaten ekonomike ne Europen Juglindore por eliminon edhe barren qe pritet te provokoje liberalizimi i plote i vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›