E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta Çame, PDIU dhe shoqata ‘Çamëria’ protestë: Të mbyllet kjo plagë!

TIRANË- Mbështetës të PDIU-së dhe shoqërisë Çameria u mblodhën mesditën e sotme në  rrugën pedonale "Abdi Toptani", pas thirrjes për protestë, si reagimin për mosshqyrtimin e Rezolutës Çame nga Kuvendi i Shqipërisë.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Shoqata Çameria vlerësojnë se rezoluta është e dosmosdoshme për të mbyllur një plagë. 

Kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, Ardit Bido gjatë fjalës së tij i kërkoi Parlamentit që të zbardhë Rezolutën për cështjen Çame për institucionalizimin e kësja plage që sipas tij kullon gjak.

Protestën e përshëndeti dhe Adem Demaç, i cili u shpreh se shqiptarët ashtu si kosovarë nuk duhet të heqin dorë nga të drejtat e tyre. 

“Ne kur ishim për burgjet serbe e kemi kujtuar motrën tonë Çamëri dhe fatin e zi të popullit që mbeti rrugëve të botës. Sot fryjnë erëra të tjera, ky është shekulli i shqiptarëve dhe në fund të fundit do jemi fitimtar, por nuk duhet të heqim dorë nga të drejtat tona për liri dhe barazi”, the Demaçi. 

Lajmi vijion.....

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: PDIU-shoqata ‘Çamëria’, protestë për rezolutën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›