E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton ministrat e rinj te qeverise

Deputetët e mazhorancës miratuan sot në mesditë dekretet për emërimin e Aldo Bumçit Ministër i Turizmit dhe Eduart Halimit Ministër i Drejtësisë.

Pas dekretimit sot nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, dy ministrat e rinj të qeverisë Berisha, Eduard Halimi dhe Aldo Bumçi, kanë marrë edhe votat e deputetëve.

Dy emrat e rinj të qeverisë, Eduard Halimi dhe Aldo Bumçi u emëruan dy ditë më parë nga kryeministri Berisha për të plotësuar vendet e mbetura vakant pas zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Kryeministri Sali Berisha firmosi të martën emërimin e Eduart Halimit si ministër i Drejtësisë që pason në këtë post Bujar Nishanin, i dërguar më parë në postin e Ministrit të Brendshëm pas kandidimit të Lulzim Bashës për kreun e bashkisë së Tiranës, dhe Aldo Bumçin si ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili pritet të ulet në vendin e mbetur vakant pas kandidimit të ish-ministrit Ferdinand Xhaferraj, në garën për kreun e bashkisë së Durrësit, një garë e humbur nga Xhaferraj.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›