Lëkundet mazhoranca në Këshillin Bashkiak, Kule dhe Rrokaj ndryshojnë balancat
Share
Duket se konflikti që ka hapur kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, me rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, për hir të një botuesi, do i kushtojë edhe votën e Kules në Këshillin Bashkiak. Kule është sulmuar si rrallë ndonjë zyrtar tjetër nga mediat e grupit të Irfan Hysenbelliut, pasi kundërshtoi dhënien e konviktit të Gjuhëve të Huaja për universitetin privat të Hysenbelliut.
Ndërkohë dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Dhori Kule ka munguar së bashku me Shezai Rrokajn, duke mos votuar tre vendimet e miratuara dje. Sipas Shqip, të dy mund të ndryshojnë balancat në Këshillin Bashkiak, ku 27 vota janë të opozitës dhe 29 vota të mazhorancës.