Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe dëgjon raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit të shtetit, të vitit 2007.
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë , më 13 tetor 2008, ora 18:00, nën drejtimin e NënKryetarit të Kuvendit Ylli Bufi dhe procedoi me këtë rend dite
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 9.10.2008.
3. Miratimi i kalendarit tre javor të punimeve të Kuvendit (13 - 30 tetor 2008).
4. Raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit të shtetit, të vitit 2007. Jashtë rendit të ditës, deputetët komentuan debatet e fundit politike e mediatike mbi shtetasin Fazlliç, trajtuan problemet në reformat e ministrisë së Drejtësisë për luftën ndaj korrupsionit, integrimi i Shqipërisë në NATO etj.
Në frymën e debateve mes pozitës dhe opozitës për shtetasin Fllazic, kryeministri Berisha tha se mbështet hetim të pavarur me ekspertë ndërkombëtarë në bashkëpunim me ata shqiptarë dhe ftoi dhe deputetët e opozitës të jenë konstruktivë dhe objektivë në këtë debat.
Kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij dhe të qeverisë që ai drejton, për të qenë trasparent deri në fund, për përdorimin e të gjitha fondeve publike dhe tenderimet. Më tej seanca vijoi me një përmbledhje të shkurtër të raportit të KLSH për zbatimin e buxhetit të shtetit, të vitit 2007, paraqitur nga kreu i këtij institucioni Robert Çeku. Sipas raportit të KLSH, paraqiten një sërë problemesh në zbatimin e ligjshmërisë së përdorimit të fondeve publike nga institucionet, kushtëzuar kjo situatë dhe nga krijimi i emergjencave dhe mospërdormit të disa buxheteve në fund të vitit.
"Në këtë raport ne japim sugjerime dhe rekomandime për disa ministri, që të përdorin në mënyrë më eficente buxhetin e vitit 2009, veçanërisht duke iu referuar sektorëve publikë-deklaroi ndër të tjera, kryetari Çeku.
Diskutimet e deputetëve mbi raportin e KLSH, do të zhvillohen në seancën e ardhshme.
Seanca plenare i mbylli punimet në orën 20.20