Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, takon kryeministrin e Jordanisë Dhahabi.Në historinë e dy vendeve ky shënohet takimi i parë zyrtar.
Që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me gjithë dëshirën e mirë të dy vendeve, nuk kishte pasur deri më sot asnjë marrëveshje, asnjë shkëmbim vizitash dhe asnjë marrëdhënie ekonomike.
I pari takim zyrtar i një personaliteti të lartë politik shqiptar në Jordani do të shënohet pritja e veçantë e rezervuar nga Kryeministri i Jordanisë, Nader Al-Dhahabi për Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe delegacionin parlamentar që e shoqëronte në një vizitë dy ditore në Jordani, e ftuar në Asamblenë Parlamentare Euro-Mesdhetare.
Kryeministri Nader Al-Dhahabi dhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë shprehën kënaqësinë për realizimin e këtij takimi që tashmë do hapë rrugët e bashkëpunimit.
Duke treguar një interes të veçantë për Shqipërinë, Kryeministri i Jordanisë, një prej personaliteteve më të rëndësishëm në vend, por edhe rajon, Nader Al-Dhahabi tha se vendi i tij ka të gjithë dëshirën për zhvillimin e marrëdhënieve me Shqipërinë në të gjitha drejtimet.
Kryetarja e Kuvendit, pasi e njohu Kryeministrin Nader Al-Dhahabi me zhvillimet dhe situatën e fundit në Shqipëri, theksoi domosdoshmërinë e shkëmbimit të vizitave mes dy vendeve. Ajo tha se biznesi jordanez është i mirëpritur në Shqipëri, ku do të gjejë të githa kushtet e favorshme për investime. Në takimin miqësor dhe të përzemërt u bisedua gjerësisht mbi nisjen e një bashkëpunimi të ri afatgjatë politik dhe ekonomik, duke pasur parasysh që Jordania, veçanërisht me politikën e paqes që ka ndjekur, ka një ndikim të madh në botën arabe e përtej. Edhe Kryetari i Parlamentit të Jordanisë, Abdel-Hadi i rezervoi një takim të veçantë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, gjatë vizitës së saj në Jordani. Në takim u bisedua mbi vendosjen e piketave të bashkëpunimit të ri mes dy parlamenteve dhe dy vendeve mike, si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Kryetari i Parlamentit të Jordanisë, Abdel-Hadi bëri përgëzimet më të mira për pjesëmarrjen e Shqipërisë për herë të parë si vëzhguese në Asamblenë parlamentare të EMPA-s, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj pjesëmarrjeje në këtë insitucion shumëdimensional. Kryetarja e Kuvendit tha se do të ishte kënaqësi për të dhe për Kuvendin e Shqipërisë të presë në një kohë sa më të afërt, në një vizitë zyrtare, Kryetarin e Parlamentit të Jordanisë, Abdel-Hadi Një tjetër takim i rëdësishëm që Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi në Jordani ishte ai me Kryetarin e parlamentit të Marokut, Mustapha Mansouri, i cili është edhe zëvendëspresidnet i EMPA-s. Për zotin Mansouri ky takim me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë merr formën e një bashkëpunimi të nivelit të lartë, të dialogut dhe partneritetit. Maroku, theksoi ai është i interesuar që me Shqipërinë të dinamizojë marrëdhëniet e ti intensifikojë ato, duke shtuar se është shumë domethënëse që marrëdhëniet mes dy vendeve të kalojnë përmes kanaleve parlamentare dhe diplomacisë parlamentare. Ai siguroi Kryetaren e Kuvendit se shumë shpejt dot të nxisë krijimin e grupit parlamentar të miqësisë Marok-Shqipëri, me synim rritjen e sh këmbimeve të vizitave mes deputetëve dhe komisioneve parlamentare. Zoti Mansouri shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të pasohet nga bashkëpunimi qeveritar për nxitjen e marrëdhënieve konkrete ekonomike e sociale me miqtë shqiptarë siç u shpreh ai. Biseda u ndal në drejtimet konkrete të bashkëpunimit dy palësh, por edhe në organizata shumëpalëshe. Do të ishte kënaqësi tju prisnim në një vizitë tuajën në Marok, tha zoti Mansouri, për ti shërbyer forcimit të bashkëpunimit. Duke mirëpritur ftesën e përzemërt, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ftoi zotin Mansouri të vijë në Shqipëri së bashku me deputetë të parlamentit të Marokut.