E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit: Njohja e Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i Zi një kontribut i shtuar për paqen, progresin dhe për të ardhmen europiane të rajonit.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë përshëndet në emër të saj dhe të deputetëve të Kuvendit, Parlamentin e Maqedonisë dhe Kryetarin, Trajko Veljanoski si edhe  Qeverinë e  Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Njohja e pavarësisë nga këto dy shtete, merr një rëndësi të veçantë dhe do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe progresin në rajonin e Ballkaniit Perëndimor.
Maqedoni dhe Mali i Zi ju bashkangjitën rreth 50 shteteve të tjera që kanë njohur shtetin e ri të Kosovës, duke dëshmuar një maturi, përgjegjshmëri dhe mendësi perëndimore.
Kryetarja e Kuvendit shpreh bindjen se ky akt do të rrisë edhe më tej bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, për një të ardhme europiane.   Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i I Zi është një ogur i mirë që do të ketë  jehonë në rritjen e numrit të vendeve që do të njohin shtetin e ri e demokratik të Kosovës, pavarësia e të cilit e ka shkëputur një herë e përgjithmonë rajonin nga e kaluara e trazuar duke e orientuar drejt një të ardhmeje të sigurt në BE dhe NATO.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›