Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe votoi kandidaturën e Adriatik Llalla, si Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Deklarimit të Pasurive.
Kuvendi u mblodh në seancë plenare, ditën e hënë , më 9 tetor 2008, ora 10:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60').
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 06.10.2008.
3. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEDB) për financimin e projektit "Rehabilitimi i spitalit të Shkodrës - faza e tretë".
4. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar".
5. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998, "Për ekzekutimin e vendimeve penale".
6. Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr. 8550, datë 18.11.1999 "Për statusin e deputetit" të ndryshuar".
Në diskutimet jashtë rendit të ditës deputetët trajtuan çështje si :vota e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ndaj nismës sërbe për të kërkuar mendimin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës, informacionet e fundit mediatike për shtetasin Demir Fllazic, nismën e Këshillit të Legjislacionit për kufizimin e imunitetit të deputetëve, probleme të mbrojtjes së mjedisit etj.
Deputetët miratuan projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEDB) për financimin e projektit "Rehabilitimi i spitalit të Shkodrës - faza e tretë". Seanca plenare vendosi të shtyjë diskutimet e projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar" dhe projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998, "Për ekzekutimin e vendimeve penale". Deputetët votuan me shumicë votash nëpërmjet votimit të fshehtë elektronik Adriatik Llalla, në drejtimin e Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Deklarimit të Pasurive.
Në seancë deputetët votuan dhe për dekretin e dy kandidaturave për Anëtar të Autoritetit të Konkurrencës, Ëngjëll Shkreli dhe Burhan Malevi.
Kandidatura fituese do të shpallet nga Sekretari për Procedurat dhe Votimet, që funksionon pranë Byrosë së Kuvendit Seanca plenare I mbylli punimet në oren 12.25