E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambicja e Kuvendit të Shqipërisë; raporte më të ngushta me vendet më të fuqishme të globit.

  Në godinën e OKB-së në New York u mblodhën rreth 15 kryetarë të parlamenteve kryesorë të botës, mes të cilëve edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila është Kryetarja e parë që përzgjidhet në pesëmbëdhjetshen kryesuese globale ndër 200 kryetarë parlamentesh të të gjithë botës.   Synimi i Kuvendit tashmë është vendosja e raporteve politike në marrëdhënie më të larta parlamentare me vendet më të fuqishme ekonomike të globit.   Në këtë komitet drejtues që do të përgatisë konferencën e tretë botërore të kryetarëve, ishin përzgjedhur përveç Shqipërisë, Kryetari i parlamentit të Gjermanisë, Lammert, Kryetari i parlamnetit të Indonezisë,  Indisë, Kinës, Afrikës së Jugut, Finlandës, Francës, Australisë, Austrisë.   Në këtë takim morën pjesë edhe drejtues të lartë të Kombeve të Bashkuara si Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Migiro,  Drejtorja e Përgjithshme e ILO-së e të tjerë.   Tema kryesore e takimit ishte fuqizimi i rolit të parlamentit dhe marrja e lidershipit nga parlamenti në përballjen me sfidat ekonomike globale, me çështjen e ndryshimit të klimës, në diskutimin mbi kreditë me Bankën Botërore dhe FMN-në, për luftën kundër varfërisë etj.   Ndër të tjera zonja Jozefina Topalli tha:   Sot sfida e Parlamentit të Shqipërisë dhe e imja personale është që të vendos Kuvendin në nivelet më të larta të bashkëpunimit me parlamentet e vendeve më të rëndësishme të botës. Ne nuk mund të kufizohemi te Europa apo vetëm rajoni.
Ajo që ne synojmë sot, në kushtet e  globalizmit në kushtet e teknologjsië së informacionit, në kushtet e sfidave globale është se raportet tona duhet të jenë më të shpeshta me këto fuqi të reja ekonomike që po lindin si India, Indonezia, Kina, Afrika e Jugut apo Amerika Latine.

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›