Komisioni për Ekonominë dhe Financat fillon diskutimin e projektbuxhetit 2010
Në mbledhjen e datës 16 nëntor 2009, Komisioni për Ekonominë dhe Financat filloi diskutimin e projektligjit Për buxhetin e vitit 2010, në prani të Ministrit të Financave, z. Ridvan Bode.
Zoti Bode bëri një përshkrim të situatës ekonomike dhe financiare të vitit 2009, duke vlerësuar të gjithë treguesit, mbështetur në planifikimin e bërë në buxhetin 2009.
Ministri i Financave theksoi se ekonomia shqiptare gjatë vitit 2009, edhe pse ishte vit i vështirë, performoi pozitivisht dhe treguesit fiskalë të buxhetit dhe financat nuk pësuan denatyrim:
1) Rritja ekonomike gjatë 2009 ishte 5%, në një kohë kur kriza globale preku shumë ekonomi të zhvilluara;
2) Inflacioni ishte 2.3%, brenda kufijve të parashikuar;
3) Qeveria alokoi fonde publike në investime të cilat ishin 10% e PPB-së, ose 1/3 e buxhetit, ku rritje pati në veprat e mëdha infrastrukturore, të cilat ishin pjesë e programit afatmesëm qeverisës;
4) U rritën nivelet e pagave dhe të pensioneve, nga 1 maji 2009, për të mbështetur rritjen e kërkesës konsumatore përballë presioneve të krizës dhe pasigurisë së saj, në kohën që në rajon pati korrigjim të nivelit të pagave, duke i ulur, dhe kjo rezultoi stimul pozitiv për ekonominë;
5) U përdorën fonde të mëdha nga privatizimi, 250 mln euro, në ekonomi dhe u mbajt një stabilitet në tregun valutor, ku kursi i këmbimit tregoi rreth 10% zhvlerësim të monedhës vendase, kur në vendet e tjera ka qënë shumëfish;
6) Niveli i papunësisë ishte në nivelin e fundit të vitit 2008.
Të gjitha këto arritje u bënë të mundura në një kohë kur pati ulje taksash dhe si rrjedhim, Shqipëria mbeti jashtë krizës globale. Ai theksoi se projektbuxheti 2010 reflekton këto masa dhe tendenca, të shprehura në kohë të qetë dhe në kohë krize. Treguesit kryesorë të projektbuxhetit 2010, janë: 1) Shpenzimet do të jenë 411 mld lekë, ose 32% e PPB-së. Ky nivel reflekton objektivin e ekzekutivit për një qeverisje të vogël, me taksa të ulëta dhe mundësi të mëdha për zhvillimin e ekonomisë, për anëtarësimin në BE;
2) Të ardhurat do të jenë 361 mld lekë, kur nuk ka politika të reja fiskale. Mbledhja e tyre do të arrihet nga masat e marra, ulja e informalitetit dhe modernizimi i administratës tatimore, që do të sjellë mundësi më të mira për administrimin fiscal;
3) Rritja ekonomike do të jetë 6.5%;
4) Inflacioni parashikohet 3% ±1 dhe treguesit e tjerë do arrijnë në termat më të mirë, të tre viteve të shkuara;
5) Investimet publike do të jenë 9% e PPB-së;
6) Shëndetësia merr mbështetje të veçantë, e cila konsiston në strategjinë e Qeverisë për të financuar reformën ku do të vendoset në qendër të financimit jo spitali, por pacienti me koston e tij të shërbimit në spital dhe do të jetë ISKSH që do bëjë financimin aktiv spitalor;
7) Arsimi do të jetë prioritet, duke zgjeruar programet si në universitete, por dhe në arsimin bazë dhe të mesëm. Arsimi profesional do të marrë një zhvillim më të madh;
8) Bujqësia merrr mbështetje të veçantë që përbën sektorin me mundësi të mëdha për një rritje të shpejtë ekonomike;
9) Programi social ka mbështetjen më të madhe në krahasim me 10 programet e tjera, për të dhënë një ndihmë më të qenësishme ndaj grupeve të prekura. Politikat sociale do të jenë për rritje pagash nga 4-10%, pensionet 7-10% dhe pensionet e fshatit 15%. Do ketë rritje të fondeve për shërbimet shoqërore.
10) Modernizimi i qeverisë është objektiv kryesor. Ka program të zgjeruar për dixhitalizimin e shërbimeve të administrates, që do të sjellë ulje të kostos dhe informalitetit;
11) Vazhdon reforma administrative, e cila është pjesë e debatit publik për uljen e shpenzimeve administrative. Masa për heqjen e makinave dhe të shoferave do japë kontribut në kufizimin e këtij zëri. Janë pakësuar rreth 1.5 mld lekë;
12) Ka një program të ri për fondin e zhvillimit të rajoneve, që do përfshijë në një kuadër të gjitha fondet që janë në dikastere të vecanta.
13) Buxheti ka të njëjtën strategji për uljen e borxhit publik dhe po ashtu një rënie të tij në tërësi;
14) Do i lihet hapësirë sistemit bankar, për të vazhduar kreditimin e ekonomisë. Deputetët i drejtuan një sërë pyetjesh Ministrit të Financave, për të cilat morën edhe përgjigje. Komisioni, në mbledhjen e nesërme, do të vazhdojë diskutimin në parim të projektbuxhetit 2010