E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe votoi emërimin e Shpresa Beçajn, si Kryetare e Gjykatës së Lartë.

 

Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë, më 27 tetor 2008, ora 17:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
 

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 23.10.2008.
3. Projektligj Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9323, datë 25.11.2004, Për barnat dhe shërbimin farmaceutik, të ndryshuar.
4. Shqyrtim dhe votim i dekretit nr. 5913, datë 08.10.2008 të Presidentit të Republikës për dhënie pëlqimi për emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë znj. Shpresa Beçaj.
5. Shqyrtimi dhe votimi i dy kandidaturave alternative, z. Altin Ndroqi dhe z.Minella Kureta, për zgjedhjen e një anëtari të KKRT-së. Jashtë rendit të ditës deputetët diskutuan për firmosjen e Protokollit të NATO-s për Shqipërinë e Kroacinë, nga presidenti I SHBA George.  W. Bush, çështja e privatizimit të kompanisë ARMO, investimet publike, niveli i varfërisë, reformat në arsimin e lartë, raporti ndërkombëtar Reporterët  pa kufi për situatën e lirisë së medias në Shqipëri etj.
Kryeministri Sali Berisha, gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës,duke iu drejtuar opozitës për firmosjen e Protokollit të NATO-s nga presidenti amerikan Bush,  u shpreh:
"Prisja që ju këtu sot, në një akt pendese të thellë të përshëndesnit firmën historike të 24 tetorit, si një ndër aktet më madhore në tërë ekzistencën tonë kombëtare.
Do të vinte shtatori, muaj në të cilin duhej të ratifikohej në Senatin e Shteteve të Bashkuara, i cili kishte një axhendë të stërngjeshur për shkak të zgjedhjeve dhe për shkak të problemeve financiare. Por miqtë e mëdhenj të Shqipërisë në krye të Komisionit të Jashtëm dhe senatit bënë një akt të jashtëzakonshëm. E futën në rendin e ditës të Komisionit të Jashtëm. Po ju ku ishit? Ju manipulonit të vdekurit, ju keni kryer aktin madhor të profanisë kolektive."-u shpreh kryeministri Berisha.
Kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist Valentina Leskaj tha se opozita ka kontributin e vet në marrjen e ftesës për NATO:
Kryeministri përsëri u përpoq të privatizojë ftesën në NATO, duke akuzuar kryetarin e opozitës se ka qenë kundër NATO-s. Unë besoj se kjo është gjëja më e turpshme që mund të deklaronte Kryeministri sot këtu, për shkak se ishte opozita e para që bëri rezolutën për anëtarësimin në NATO- tha zonja Leskaj. Deputët votuan me 122 vota pro dekretin nr. 5913, datë 08.10.2008, të Presidentit të Republikës, për dhënie pëlqimi në emërimin e znj. Shpresa Beçajn si  Kryetare e  Gjykatës së Lartë.
Me 74 vota pro, u votua kandidatura e Altin Ndroqit si anëtar I KKRT-së.
Seanca plenare I mbylli punimet në orën 20. 25    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›