E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare. Kryetarja e Kuvendit përshëndet Rezolutën e Këshillit të Evropës për Shqipërinë.

 Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare, datë 28 Janar, ora 17.00, në drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 21.01.2010.
3. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, për ripranimin e personave me qëndrim të parregulltë.
4. Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare, për përgjegjësinë civile për dëmet e shkaktuara nga ndotja, nga karburanti i depozitave, 2001.
5. Akt Normativ nr. 10, datë 23.12.2009 Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.025, datë 27.11.2008 Për buxhetin e vitit 2009 të ndryshuar.
6. Projektligj Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992 Për festat zyrtare e ditët përkujtimore të ndryshuar.
7. Projektligj Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8366, datë 2.7.1998, Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH), të ndryshuar.
8. Projektligj Për Autoritetin e Aviacionit Civil.
9. Projektligj Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 Për tatimin mbi të ardhurat të ndryshuar.

Kryetarja e Kuvendit në çelje të seancës, duke përshëndetur votimin e Rezoltës të Kiëshillit të Evropës për  Shqipërinë, tha :

Më lejoni të përshëndes në emër tuaj këtë rezolutë shumë të  rëndësishme të Këshillit të Evropës. Është një rezolutë, e cila përmban brenda vetes thirrjen për opozitën, për të  stopuar bojkotin e parlamentit. Në të gjitha diskutimet e kësaj seancë plenare të KE, duke filluar nga më e mjata më ekstreme, duke vazhduar tek socialistët, socialdemokratët, të qendrës, të djathtës dhe të dajthtës ekstreme, që të gjithë i kërkuan liderit të PS që të ndalë bojkotin, sepse bojkoti nuk është mënyra, me të cilën mendon Evropa, se bojkoti  nuk është mënyra, me të cilën punon Evropa
Përveç kësaj dua të falënderoj 2 raporterët ,që vetë bënë dy ndryshimet të rëndësishme në këtë rezolutë dhe në mënyrë të veçantë pranimin e disa prej amendamenteve më thelbësore, që ishin paraqitur.
Në emrin tuaj më lejoni të falenderoj Këshillin e Evropës
 
Jashtë rendit të ditë,  deputetët trajtuan gjerësisht Rezolutën e Këshillit të Evropës të miratuar sot në Strasburg, për Shqipërinë, letra e Partisë Socialistë drejtuar Asamblesë të KE për të ngrirë kredencialet e delegacionit shqiptar në këtë institucion të rëndëishëm të Evropës, komente mbi qëndrimet më të fundit të Partisë Socialiste, probleme të infrastrukturës energjitike në Dibër.

Deputetët më pas diskutuan projektligjet e përfshira në rendin e ditës. Në fund të seancës deputetët mbajtën një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano.

Seanca plenare i mbylli punimet në orën 20.10

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›