E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvillon homazhe për nder të futbollistit të shquar Panajot Pano

Panajot Pano, ishte futbollisti i jashtëzakonshëm, që për dekada, mbushi me gëzim, entuziazëm, krenari dhe dashuri zemrat e të gjithë sportdashësve shqiptarë, përfaqësoi sportin, cilësitë sportive të shqiptarëve, performancën e tyre, më mirë se kushdo tjetër
 
Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në Pallatin e Kongreseve, për nder të futbollistit të shquar Panajot Pano. Në prani të përfaqësuesve të tjerë të lartë të Qeverisë, deputetë dhe personalitete sportive, kryeministri Berisha ngushëlloi familjarët e të ndjerit Pano, për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Në fjalën e tij para mediave, duke lartësuar figurën e futbollistit legjendar Panajot Pano, kryeministri Berisha u shpreh:
Këto janë momente prekse, kur kombi i thotë lamtumirë sportistit, futbollistit, personalitetit më të shquar të sportit në historinë e Shqipërisë, më të talentuar, më të dashur, më popullor. Panajot Pano, ishte futbollisti i jashtëzakonshëm, që për dekada, mbushi me gëzim, entuziazëm, krenari dhe dashuri, zemrat e të gjithë sportdashësve shqiptarë, përfaqësoi sportin, cilësitë sportive të shqiptarëve, performancën e tyre, më mirë se kushdo tjetër. Vërtetë sot ai ndahet nga jeta, por lë një trashëgimi të jashtëzakonshme, një emër të nderuar për sot dhe për të gjitha kohërat.28/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›