Kuvendi vijon punimet. Topalli: Opozita nuk kërkon transparencë, por krizë
Maratona e diskutimeve ne Kuvend per hapjen ose jo te kutive te votimit vijon edhe sot, pas mbylljes pa zgjidhje te nje dite me pare te seances qe zgjati per rreth 7 ore. Deputetet te mazhorances dhe opozites vazhdojne te kembengulin ne kerkesat e tyre, nderkohe qe mundesia per arritjen e nje kompromisi mes tyre, cka do t’i jepte fund krizës politike në vend, duket ende larg. Ashtu si dhe një ditë më parë mes ligjvënësve vazhdon seria e akuzave dhe kundër akuzave kryesisht ndaj liderve politike, Rama e Berisha.
Topalli: Opozita nuk kërkon transparencë, por krizë
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli akuzon opozitën se synon të thellojë krizën, në një kohë që vendi ndodhet në prag të liberalizimit të vizave. "Ju nuk kërkoni transparencë, sepse ne po ju propozojmë zgjidhjen, ju nuk doni hapjen e kutive, sepse nuk lexoni amendamentin tonë. Nuk ka zgjedhje të manipuluara kur humbet, nuk ka zgjedhje të manipuluara kur ato janë certifikuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë", u shpreh Topalli.Ajo kërkoi nga deputetët e majtë t’i përmbahen realicionit të dalë nga Komisioni i Ligjeve me tematikë hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. e kryetares së kuvendit dhe kryeministrit Sali Berisha, duke hedhur akuza të rënda ndaj tij.
Oketa: Kërkesat e socialistëve të pabaza
Kërkesat e opozitës janë të pabaza. Kështu tha gjatë fjalës së tij deputeti demokrat Grazmend Oketa, ndersa akuzoi kreun socialist Rama për mosbesimin që po tregon ndaj vëzhuesve vendorë e ndërkombëtarë që monitoruan zgjedhjet. Ai kërkoi nga opozita të përqëndrohen në relacionin që komisioni i ligjeve ka sjell në Kuvend për votim.
“Unë do të dëshiroja të përshëndesja faktin tepër pozitiv se tashmë vendi ka një pozitë reale. është një zhvillim pozitiv pavarësisht se në këtë pikë duhet të ishim 7 muaj më parë” tha Oketa.
Gjiknuri: Hapja e kutive, kërkesë e ligjshme
Socialistët hedhin poshtë pretendimin e deputetëve të mazhorancës se ka një vendim gjyqësor që pengon hapjen e kutive të votimit. Deputeti socialist Damian Gjiknuri u shpreh sot nga foltorja e parlamentit se kërkesa e tyre nuk bie ndesh me ligjin. “Ata që janë njohur botërisht për një rekord në shkeljet e Kushtetutës, plot njëzet herë në katër vjet, shkelje që kanë nxitur edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që sot i përmendin pa i lexuar, nuk janë në gjëndje prej tetë muajsh që të citojnë një vendim të vetëm, një nen apo një fjali të vetme, ku lejohet kjo që po bëjnë prej tetë muajsh duke shkelur edhe në këtë rast Kushtetutën” tha Gjiknuri.
Ne vijim, deputeti socialist tha se qëndrimi i mazhorancës për mos hapje të kutive është antidemokratik dhe antikushtetues. Duke folur per kete ceshtje si nje precedent i ndodhur edhe në 2005, kur hapja e kutive u kërkua nga demokratët, Gjiknuri akuzoi te djathtët se kanë frikë nga hapja e tyre pasi kjo do të nxirrte në shesh e vërteta që Ruzhdia nuk është një rast i vecuar.
Bizhga: Hapni kutitë ose rinisim protestat. Gjana: Kutitë nuk çelen
Seanca e sotme filloi me fjalimin e deputetit socialist Gazmir Bizhga. Ai paralajmëroi fillimin e protestave në rast se kutitë nuk hapen. Nga ana tjetër, deputeti demokrat Jemin Gjana iu kundërpërgjigj kërkesës së socilistëve duke thënë se kutitë nuk do të hapen. Ai tha se qendrimet e së majtës ndër vite kanë qenë të dëmshme për vendin, ndërsa iu drejtua socialistëve në sallë duke u shprehur se po veprojnë sipas urdhrave të Ramës.
Azhornuar së fundi ( e premte , 19 mars 2010 ) < I mëparshmi