E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule autoriteteve të Kosovës: Luftë korrupsionit

Autoritetet e Kosovës nuk duhet vetëm të flasin por më shumë të punojnë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit. Kështu u shpreh Komisioneri për Zgjerim pranë Bashkimit Evropian, Shtefan Fule pas takimit që zhvilloi në Prishtinë me krerët më të lartë shtetëror të cilëve u ka bërë të ditur se viti 2010 do të jetë një periudhë vendimtare për Kosovën.

“është po ashtu me rëndësi që autoritetet kosovare që të jenë në mënyrë aktive të përfshirë në reformat që lidhen me BE-në... Ne dëshirojmë që jo vetëm të dëgjojmë fjalë por të ketë punë më shumë në një numër të fushave që ne kemi pritur progres nga raporti i Progresit për vitin 2009 siç janë sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe qeverisje e mirë”, deklaroi Stefan Fule, Komisioneri për Zgjerim pranë BE-së.

“Ajo që është ambicie e jonë dhe duhet të jetë punë në vazhdimësi, është thellimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës për të bërë punë, për të përmbushur kriteret që të ecim shpejtë në përmbushjen e kritereve që ne i supozojmë dhe që do t’i marrim ndërkohë edhe sa i përket liberalizimit të vizave pro edhe sa i përket proceseve të integrimeve”, tha Fatmir Sejdiu, President i Kosovës.

“E informova zotin Fule për hapat të cilat i ka ndërmarr Qeveria e Kosovës në këto momente të rëndësishme për rendin demokratik, për stabilitetin, për zbatimin e kritereve demokratike, coftë në ekonomi, coftë në legjislacion apo në apo në aspektet tjera”, u shpreh Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës. Kjo është vizita e parë e Shtefan Fules në rajon që nga marrja e detyrës si Komisioner për Zgjerim pranë BE-së.

Shkëlzen Osmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›