E Diel, 1 Nëntor 2026

Sirianët shtypen edhe larg Assad-it, kamp të ndarë për të krishterët

turqia-sirianeTurqi- Turqia do të krijojë një kamp të veçantë për të krishterët sirianë që largohen nga dhuna në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta. E përditshme ‘Zaman’ raporton të enjten duke cituar një zyrtar të lartë nga Drejtoria e Menaxhimit të Emergjencave.

“Një kamp, i cili do të vendoset në afërsi të Manastirit Mor Midyat së Abrahamit, do të presë 4.000 syrianë të krishterëve. Kampi tjetër, i cili do të jetë i vendosur në një zonë në Midyat do të presë 6,000 sirianë, duke përfshirë kurdë dhe arabë”,- tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Puna në kampe është në vazhdim, por qeveria nuk mund të thotë saktësisht se kur do të fillojë marrje e refugjatëve.

Aktualisht rreth 350.000 refugjatë sirianë ndodhen në Turqi. Rreth 70.000 njerëz kanë vdekur në Siri që nga fillimi i kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad në mars 2011, sipas shifrave të OKB-së.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›