E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi zëvendëson deputetët me mësues!

Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh se prania e kaq shumë mësuesve në një prej sallave që në kohën e regjimit ka qenë sallë e byrosë politike, e ka transformuar atë, duke i dhënë asaj dritë dhe shkëlqim nga dritë e diturisë që mësuesit shpërndajnë ndër breza.

“Unë jam shumë e nderuar që jam mes jush. Ju i keni dhënë kësaj salle plot dritë. Po, i keni dhënë dritë sepse ju, mësuesesit jeni udhërrëfyesit tanë drejt suksesit. Ju pasuroni personalitetin e gjithsecilit prej nesh përmes njohurive por edhe dashurisë suaj. Ju jeni guida e jetës. Ju keni ditur të kuptoni çfarë fshihet brenda nesh. Ju, mësuesit jeni frymëzuesit më të mëdhenj të njerëzimit. Misioni juaj është hyjnor. Ju formësoni të ardhmen”, tha Topalli.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj i pranishëm i aktivitet tha se përveç një letre urimi të dërguar për çdo mësues, së bashku me Ministrin e Arsimit të Kosovës, do të përshëndesin nga Korça, qyteti i Mësonjëtores së parë shqipe, të gjithë mësuesit shqiptarë kudo që ndodhen. Mësuesit, disa prej të cilëve ish-mësues të Kryetares së Kuvendit dhe të deputetëve të pranishëm në këtë takim, shprehën kënaqësinë për ftesën e marrë për një takim kaq të veçantë duke e vlerësuar atë si një mirënjohje ndaj punës së tyre në vite dhe si mbështetje të traditës më të mirë të mësimdhënies. Aktorja e mirënjohur Drita Pelingu, e ftuar nga ish-studentja e saj, deputetja Rajmonda Bulku, ndau me të pranishmet momente nga puna e saj si pedagoge.

“Puna pedagogjike për mua ka ecur krahas punës artistike. Kam punuar 33 vjet në Akademinë e Arteve. Mendoj se për çdo mësues, për çdo pedagog gjëja më e bukur është kur studentët apo nxënësit nuk e harrojnë. Puna pedagogjike është një punë shumë e vështirë, por që mua më duket sikur më ka zgjatur jetën, sepse kisha të bëja me të rinj dhe në punën me ta vinte gazi i moshës, vinte fryma e kohës e unë përpiqesha të ecja bashkë me ta,” tha zonja Pelingu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›