E Diel, 1 Nëntor 2026

Borielo ka besim: Mund ta fitojmë kampionatin

Kuqezinjtë gjenden katër pikë pas Interit kryesues dhe i pyetur nga e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” nëse Milani do luftojë me Romën për vendin e dytë, sulmuesi italian u përgjigj: “Jo, për respekt të klubit dhe tifozëve. Ne besojmë se mund ta fitojmë kampionatin dhe për këtë do luftojmë deri në fund”.

Autori i nëntë golave me fanellën e Milanit në këtë sezon e konsideron sfidën e mbrëmjes së nesërme me Romën në “Olimpiko” si përballje mes rivalësh për titull, jo si sfidë për vendin e dytë. “Roma është një skuadër e madhe, me lojtarë të mirë. Por ne kemi treguar se në transferta të vështira (me Realin e Madridit, Juventusin dhe Fiorentinën) dimë të japim më të mirën”, pohoi Borielo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›