Ekstradohet nga Finlanda i dënuari për vrasje
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 09.05.2005, e ka dënuar shtetasin Robert Maskaj, me 13 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”.
Në datë 07.09.2003, në qytetin e Vlorës, shtetasi Maskaj ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin Anesti Koraqi. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti rastësor, të krijuar për shkak të bllokimit të rrugës nga ana e viktimës, i cili ka qenë duke drejtuar automjetin e tij. Shtetasi Koraqi është dërguar menjëherë në spital ku si pasojë e plagëve të marra ka vdekur pas një ore.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Helsinkin në datë 10.11.2008, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Robert Maskaj, i cili i është dorëzuar drejtorisë së Burgjeve.