E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gërdeci", policia nuk u lejua të kontrollonte fabrikën

I thirrur nga prokuroria, dëshmitari Mustafa Dina pohoi se gjatë kohës që shërbente si inspektor i policisë për zonën e Gërdecit, kishte kërkuar të bënte një inspektim në ish -fabrikën e demontimit në vitin 2007, por pa ia arritur dot, pasi siç tregoi ai, "nuk ishte lejuar nga forcat e sigurisë së fabrikës".

Mustafa Dina ushtroi detyrën e inspektorit të policisë për zonën e Gërdecit nga viti 2005 deri në vitin 2007, kohë që përkon edhe me ndërtimin e fabrikës së demontimit në fshatin Gërdec. Me lirimin e tij nga shërbimi policor, ai ishte punësuar si magazinier në fabrikën e Gërdecit. Për këtë çështje do të dëshmojnë 300 dëshmitarë, ku përballë tyre do të kenë 29 persona të pandehur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›