Kuvendi zgjidh ceshtjen e mandatit te Seserit

Mazhoranca dhe opozita votuan pro raportit përfundimtar, i cili i hap rrugë dorëheqjes nga mandati i deputetit Gjon Bardhi, i cili është aktualisht si i mandatur në krye të bashksië së fushë-krujës dhe zëvendësimin e tij me kandidatin tjetër të listës së Partisë Socialiste, Edison Konomi. Ashtu siç ishte vendosur në Këshillin e Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve që raporti i hartuar nga deputetët Viktor Gumi dhe Damian Gjiknuri iu drejtua Parlamentit, dokument i cili bazohet në nenin 71 pika dy e Kushtetutës dhe nenin 164 pika 1 dhe 2 e Kodit Zgjedhor. Këto nene kanë të bëjnë me raportet mes betimit dhe marrjes së mandatit, si edhe afateve të vendosura në Kod Zgjedhor. Këshilli konsideroi se në të dyja këto nene janë të gjitha hapësirat për ta vlerësuar të rrëzuar mandatin e Gjon Bardhit si deputet. Raporti do t’i drejtohet KQZ-së, për t’i dhënë mundësi në këtë mënyrë Edison Konomit të marrë mandatin e 66-të të Partisë Socialiste në Parlament.