E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha ishte pa shumice ne salle

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se kryeministri Sali Berisha ishte pa shumicë në sallë.
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha se shkeli Kushtetutën gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarit të ri të KLD-së. Sipas Ramës votimi u krye përmes kërcënimit dhe vjedhjes së votës, pasi mazhoranca nuk i kishte numrat e saj.
Në të vërtetë mazhoranca konfirmoi numrat e saj përmes një sistemi elektronik të pranuar nga të gjitha palët si më të sigurt dhe që përmban dhe shenjat e gishtërinjve të deputetëve. E qartë dhe e pakomentueshme ishte sot vota e çdo deputeti që votoi. I vetmi që refuzoi të mësonte për numrat e tij në Parlament ishte Edi Rama.
Kryesocialisti u paralajmërua se do të dilte me një qëndrim politik, por ishte në të njëjtën linjë më atë të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, sulmi ndaj kreut të mazhorancës.
Rama përjashtoi nga çdo përgjegjësi deputetët e opozitës të cilët, ndonëse siç u pa dukshëm në seancë ata tentuan të bllokonin dhunshëm procesin e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›