E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi U caktivizua perpjekja per te bllokuar Ruci U shkelen procedurat parlamentare

Kryetarët e dy grupeve më të mëdha parlamentare, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi kanë paraqitur në mënyrë kronologjike atë çfarë ka ndodhur në seancën e sotme plenare. Ruçi akuzon mazhorancën se ka shkelur procedurat parlamentare, ndërsa Patozi theksoi se janë ndjekur të njëjtat procedura si në 22 vitet e fundit në kuvend. Sipas tij, socialistët vijojnë të kenë frikë nga firmat e komisionerëve të tyre.
Patozi tha se Kuvendi i qëndroi strikt rregullores për një procedurë rutinë, ndërsa theksoi se u ç’aktivizua në mënyrë shembullore përpjekja e qartë për të bllokuar.
“Paraprakisht kam rënë dakord me zotin Ruçi për kohën dhe votimin, pasi e kam pyetur se cila ishte dëshira e tij. Së pari se nuk kisha asnjë shqetësim për solidaritetin e mazhorancës. Së dyti nuk më takon të futem në paranojat e kryetarit të PS-së”- u shpreh Patozi
Situata sipas tij nisi të komplikohej kur kryetari komunikoi nisjen e procesit të votimit, ndërsa e quajti jashtëtokësore përpjekjen për të mos firmosur fletën, por për ta vulosur.
Patozi thotë se pak minuta më vonë të njëjtin shqetësim e shprehu edhe Gramoz Ruçi, i cili përveç frikës nga firma ka shprehur edhe variantin e dytë atë të firmosjes paraprake të fletëve të votimit, ndërsa i është përgjigjur pretendimti të tyre se
“Nuk po zgjedhim Papën e Romës, por njërin nga anëtarët e KLD-së dhe nuk kemi pse të shpikim procedura të reja. Në të njëjtën mënyrë ky parlament ka zgjedhur mjaft presidentë dhe anëtarë KLD-je dhe me kaq është mbyllur komunikimi. Rreth dy minuta më vonë kam parë homologun duke mbajtur kryeministrin për të mos e lejuar të votonte, më pas rrëmbeu fletët e votimit duke e bërë procesin e votimit praktikisht të pamundur”- theksoi kreu i grupit të PD-së
Në këto kushte tha Patozi Kuvendi procedoi me alternativën e dytë, sipas rregullores atë të votimit elektronik dhe që bëri nul përjekjen e PS-së.
Ai i kujtoi homologut të tij se parlamenti nuk është kazino dhe as sallë kumari ku luajnë me letra për t’ia hedhur njëri tjetrit, por është institucioni i parë i vendit, ku oprevalon ligji rregullat dhe mirëbesimi.

Ruçi: U shkelën procedurat parlamentare
Ndërkaq kreu i grupit të PS-së Gramoz Ruçi e cilësoi deklaratën e kryeparlamentares Topalli si një fletërrufe të 30 viteve më parë, ndërsa sqaroi se, kish rënë më parë dakord me homologun e tij Patozi për formën dhe mënyrën e votimit, e cila siç tha ai, nuk u respektua.
"Gjatë komunikimit kryetari i grupit bisedoi me mua për formën dhe mënyrën e votimit, Ramë dakord që fletët e votimit të vulosen para se te merreshin nga deputetet, ndërsa më pas kërkuan që firma të hidhet kur deputeti të tërheqë fletën". Këtu sipas Rucit nisën edhe debatet. Ai sqaron se procedura e kërkuar nga PD ishte e padrejtë pasi identifikon votuesin.
Kryetarja e Parlamentit tha ai pa bërë prezencën e deputetëve, pa ç’bërë atë mënyrë votimi që vendosi në fillim të seancës, pa miratuar mënyrën e re të votimit, pa bërë prezencën e deputetëve hapi votimin, duke hedhur në votë kandidatin e propozuar nga PD pa hedhur në votë kandidatin e PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›