Meta nga Vlora Te realizohen reformat e anetaresimit ne BE
Kreu i Lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një takim me anëtarët e simpatizantë të kësaj force politike në qytetin bregdetar të Vlorës. Në fjalën e tij përpara forumit rinor të kësaj force politike Meta apeloi për realizimin e reformave në mënyrë që anëtarësimi në BE të jetë sa më i afërt.Sipas tij pjesë e rëndësishme e këtyre reformave është edhe heqja e imunitetit të deputetëve në mënyrë që të jenë të barabartë me të gjithë para ligjit. Duke folur për 100 vjetorin e pavarësisë Meta u shpreh se: Shqipëria ka nevojë për mesazhe që e përbashkojnë atë, për mesazhe optimiste për të ardhmen. Sot shqiptarët lëvizin pa viza. E vetmja rrugë është të votohen reformat për BE, është koha që të tregojmë se kemi mësuar nga historia jonë duke filluar me Skëndërbeun e me radhë, por të kemi parasysh se Shqipëria dhe Vlora nuk kanë më asnjë minutë për të humbur, për të ndërtuar një të ardhme.
Kryetari i LSI-së deklaroi ndër të tjera se LRI është forumi rinor më aktiv në mbarë vendin. Në këtë aktivitet u shpërndanë edhe tesera për anëtarësime të reja.
Kryetari i LSI-së deklaroi ndër të tjera se LRI është forumi rinor më aktiv në mbarë vendin. Në këtë aktivitet u shpërndanë edhe tesera për anëtarësime të reja.