E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në Honduras, Arias kërkon rikthimin në pushtet të Zelaya

Të dy palët e krizës politike në Honduras filluan bisedimet e ndërmjetësuara për zgjidhjen e krizës dhe presidenti I rrëzuar Manuel Zelaya ka bërë thirrje se është mundësia e fundit për arritjen e një marrëveshjeje për të rivednosur atë në pushtet.
Presidenti I Kosta rikës, fituesi I cmimit Nobel, Oscar Arias ëhstë duke u përpjekur për të ndërmjetësuar një kompromis mes Zelaya dhe presidentit të përkohshëm Roberto Micheletti, ish-kryetari I Kongresit I cili e zëvendësoi atë përmes një grushti shteti më 28 qershor.
Arias u lexoi përfaqësuesve një listë me 7 pika për të cilat ata duhet të bien dakort nëse kërkojënë që bisedimet të jenë të suksesshme, së pari mbi të gjitha që Zelaya të rivendoset si president I Hondurasit.
" Së pari, rivendosja e ligjshme e Jose Manuel Zelaya de Rosales si president I Republikës, pozitë të cilën ai do e mbajë deri në fund të periudhës kushtetuese për të cilën ai u zgjodh, që përfundon në janar të vitit të ardhshëm, pas të cilës ai do I dorëzojë lirisht pushtetin dhe në mënyrë demokratike kandidatit të zgjedhur nga populli, gjatë zgjedhjeve që do të mbikëqyren nga anëtarët e komunitetit ndërkombëtar"-lexoi Arias.
Zelaya tha se bisedimet do të jenë një dështim nëse Micheletti nuk pajtohet në dorëzimin e presidencës dhe premtoi nga mërgimi në Nicaragua se do të kthehet në Honduras në një mënyrë apo tjetër, pavarësisht nga rezultati I negociatave.
Bashkëshortja e tij Xiomara Castro tha për reuters se Zelaya kishte caktuar të shtunën si afat të fundit për arritjen e një marrëveshje nga bisëdimet.
Grushti I shtetit shkaktoi krizën më të rëndë politike në Amerikën Qëndrore që nga Lufta e Ftohtë dhe paraqet një sfidë për presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama në pëprjekjet e tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Amerikën Latine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›