E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferdinand: Largimi i Ferguson, problem serioz

Trajneri i "Red Devils", i cili u emerua ne vitin 1986, ka deklaruar se do te largohet ne vitin 2010, pasi tashme ka fituar gjithcka me skuadren.

Mbrojtesi i Mancester Junajted, Rio Ferdinand, pohon se zevendesimi i Ser Aleks Ferguson paraqet nje problem mjaft te madh per klubin.

Trajneri i "Red Devils", i cili u emerua ne vitin 1986, ka deklaruar se do te largohet ne vitin 2010, pasi tashme ka fituar gjithcka me skuadren. Me skocezin, Junajted ka fituar 10 tituj ne Angli, e ka triumfuar dy here ne Ligen e Kampioneve dhe pese here ne FA Cup. Ferdinand tha: "Te marresh drejtimin e skuadres pas Ferguson, nuk do te jete e lehte per asnje trajner. Klubit do t‘i duhet te punoje shume qe te gjeje nje person te afte per te vazhduar ne kete rruge".

Me tej, ai shtoi: "Nuk eshte njesoj si te zevendesosh nje lojtar. Rekordi i trajnerit tone eshte i paarritshem dhe ta zevendesosh ate nuk do te jete aspak e lehte. Megjithate, nje klub si Junajted i ka kapacitetet dhe mjetet per te gjetur nje trajner te denje".



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›