E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuyt: Me disa përforcime mund ta fitojmë titullin

Edhe disa nënshkrime gjatë verës do ta ndihmonin Liverpoolin të garonte për trofetë më të rëndësishëm, thotë Dirk Kuyt.

Holandezi shënoi njërin nga pesë golat e fitores së Liverpoolit ndaj Birmingham Cityt, një fitore që çon në tetë ndeshje vargun e ndeshjeve të Redsave si të pamposhtur në fushë vendore.

“Nëse mund të sjellim edhe ca lojtarë të mirë mendoj se ne mund të garojmë me më të mirët. Është disi një ndjenë e njëjtë si në 2009-tën kur ne ishim vërtet shumë afër dhe përfunduam të dytët”.

“E kam pasur këtë ndjenjë se nëse ne bëjmë disa nënshkrime të mira ne mund të ngjitemi atje dhe ky është rasti edhe tani”, ka thënë Kuyt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›