E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti lavdëron karakterin e lojtarëve

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka qenë i kënaqur me karakterin e treguar në ndeshjen e fundjavës kundër Lazios.

Zikaltërit dukej sikur u dorëzuan kur Lazio kaloi në avantazh 1-0 dhe Julio Cesar u dërgua jashtë loje, por ata luftuan për të fituar në fund me rezultat 2-1 dhe u rikthyen në pozitën e dytë të tabelës.

“Nuk është lehtë të reagosh me 10 lojtarë, por ekipi ka bërë një reagim të shkëlqyeshëm. Kam menduar se lojtarët ishin më shumë të lodhur, që me ndeshjen e Kupës së Italisë gjatë të martës, ishte krejtësisht e kuptueshme, por karakteri i tyre tejkaloi lodhjen. Kjo jep shenja të mira për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Moratti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›