E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdes: Nder të luaj ndeshjen e 400-të për Barcën

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka deklaruar se ndihet i lumtur për ndeshjen e 400-të të zhvilluar për gjigantët katalanas në fitoren 2-0 të së shtunës ndaj Osasunas.

29-vjeçari ka bërë debutimin e tij në vitin 2002 dhe deri tani ka fituar plot 13 trofe të mëdhenj me kampionin e Spanjës.

Valdes është portieri i dytë në historinë e Barcës që arrin shifrën jubilare prej 400 ndeshjesh, dhe aktualisht qëndron pas legjendarit Andoni Zubazarreta, i cili ka bërë plot 410 paraqitje për klubin.

“Është nder për mua. Nuk dua t`u kushtoj shumë vëmendje këtyre gjërave, por është një shifër shumë e mirë dhe do të doja të falënderoj të gjithë ata të cilët kanë qenë këtu për mua. Pa ta nuk do ta shijoja këtë moment”, ka thënë lojtari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›