E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dick Marty e prezanton raportin në Paris

Raportuesi i posaçëm i Këshillit të Evropës, Dick Marty sot në Paris ka nisur prezantimin e raportit i cili sipas tij fakton tregtinë e organeve në Kosovë dhe veriun e Shqipërisë. Në këtë raport kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është etiketuar si drejtues i një grupi mafioz që merej me kontrabandë armësh, droge dhe për tregti me organe njerëzore.

Raporti i deputetit zviceran është kritikuar ashpër nga të gjitha forcat politike në Kosovë, krerët e institucioneve, por jo vetëm. Brukseli zyrtar ka reaguar ndaj akuzave të ngritura ndaj Thaçit, duke kërkuar nga Marty që të paraqesë provat. Ndërkohë, misioni europian për rendin dhe ligjin EULEX, deklaroi më herët se do t`i hetojë akuzat e ngritura. “Nëse ka përmbajtje të këtij lloji, atëherë do të donim të dëgjonim më shumë për to në rrugë zyrtare”, ka deklaruar numri dy i EULEX, Andreë Sparks.
 

Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë duke i quajtur "qesharake dhe njollosëse" akuzat se kryeministri Hashim Thaçi dikur ka drejtuar një rrjet të krimit të organizuar që trafikonte organe njerëzore të marra nga të burgosurit e vrarë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në një intervistë për BBC-në i cilëson shpifje ordinere gjetjet e raportit të reporterit të Këshillit të Europës, Dick Marty.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›