E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Mario nuk shkon askund

Roberto Mancini ka konfirmuar se Mario Balotelli do të qëndrojë në Manchester City.

Ish-sulmuesi i Interit ka qenë i lidhur me një rikthim të mundshëm në Itali te skuadra e Milanit si pjesë e marrëveshjes për të sjellë Ibrahimoviçin në Angli, por menaxheri italian i ka hedhur poshtë të gjitha këto fjalë.

“Ibra është një lojtar i madh dhe unë nuk mendojë se Milani dëshiron ta shes atë”, u shpreh Mancini.

“Mario ka qenë shumë i qartë dhe unë do e përsëris. Balotelli do të qëndrojë në Manchester City 101 për qind”, tha në fund italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›