Kuze publikon listën, nuk thërret Bashën

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuze të martën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore të 11 gushtit kundër Uzbekistanit. Në mesin e të ftuarve nuk është emri i mesfushorit kosovar, Migjen Basha. Ky i fundit ka filluar procedurën për pajisje me pasaportë shqiptare dhe pritej që të ftohet nga kroati për këtë ndeshje, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kroati për këtë ndeshje nuk ka ftuar Ervin Skelën derisa ka thirrur portierin kosovar, Arjan Beqaj, i cili i mungoi Kombëtares për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit. Kuze për ndeshjen e 11 gushtit ka ftuar edhe sulmuesin Ahmed Januzi. Përveç këtyre dyve, të ftuar janë edhe kosovarët Samir Ujkani, Lorik Cana, Debatik Curri dhe Armend Dallku.
Ky takim do t’i shërbejë Kuzes për ta parë gjendjen e ekipit para ndeshjes së parë, e cila do të zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin evropian 2012, kundër Rumanisë.
Lista e futbollistëve
Arjan Beqaj, Isli Hidi, Samir Ujkani, Andi Lila, Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Ansi Agolli, Lorik Cana, Endrit Vrapi, Debatik Curri, Ervin Bulku, Dorian Bylykbashi, Klodian Duro, Jahmir Hyka, Gilman Lika, Emilian Vila, Gjergj Muzaka, Erjon Bogdani, Hamdi Salihi, Edmond Kapllani, Elis Bakaj, Ahmed Jonuzi.