E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon: Pas ndeshjes me Bajernin do të operohem

“Do të luaj me Interin dhe nëse do të jetë e nevojshme, edhe me Bajernin e Mynihut në Ligën e Kampionëve. Pastaj do të operohem”, deklaroi Bufon nga grumbullimi i kombëtares së Lipit në L’Akuila për ndeshjen e nesërme miqësore kundër Hollandës.

Ndërsa në lidhje me të ardhmen e tij në skuadrën përfaqësuese, numri një i kampionëve të botës në fuqi (që nesër plotëson numrin jubilar të 100 ndeshjeve me fanellën “Azurre”), tha: “Për mua kombëtarja është shumë e rëndësishme. Kur të mos thirrem më, kjo do të thotë se do është momenti për të hequr dorë”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›