E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Mavrajn e pres në Kombëtare

(ALBANI SPORT) - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, pohoi për Albania-sport.com, se ai do ta ftojë mbrojtësin e Bokumit, Mërgim Mavraj, në miqësoren e parë zyrtare që do të zhvillojë Shqipëria, e parashikuar kjo në muajin mars të këtij viti (besohet se Luksemburgu do të jetë kundërshtari i ardhshëm). “Jam i lumtur me atë po bën Mavraj me ekipin e tij. E pashë në aksion në ndeshjen Bokum-Hanover dhe u kënaqa më atë që pashë. Më pas folëm gjatë dhe e pres të vijë në Kombëtare në ndeshjen e parë miqësore”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›