Kuzhe: Ja lojtaret qe i duhen Kombëtares

(ALBANIA SPORT) – Trajneri Kuzhe e ka të qartë se ku ndihen deficitet e skuadrës kombëtare që ai drejton prej fundit të majit të vitit 2009. “Kombëtarja shqiptare ka nevojë për lojtarë në role të caktuara, ku ndihet deficite. Na duhet një mesfusfushor me tipare mbrojtëse dhe një qendërmbrojtës. Mund të them që disa lojtarë kanë bërë paraqitje pozitive dhe disa të tjerë negative. Nuk dua të përmend emra për keq, sepse nuk dua t’i demotivojmë, pasi mund të bëjnë përmirësime të dukshme në të ardhmen. Nuk mund të them se është punuar keq me të rinjtë, përderisa disa lojtarë që kam grumbulluar kanë luajtur që në moshën 16-17-vjeçare titullarë”, - tha Kuzhe gjatë konferencës së tij për shtyp.