Kuzhe: Pas barazimit, mendova se mund të fitonim
Edhe pse Shqipëria luajti kundër kryesueses së Grupit 1, për një moment Josip Kuzhe besoi se Shqipëria mund të fitonte me Danimar-kën. Kjo ndodhi menjëherë pas golit të Bogdanit, që barazoi shifrat. "Pasi ba-razuam e mendova se mund ta fitonim këtë ndeshje. Më pëlqen të fitoj dhe po luanim mirë", pohoi trajneri kroat për "SuperSport". "E kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe ky rezultat është i mirë për ne, pasi luajtëm përballë një skua-dre shumë të fortë si Danimarka. Jam i kënaqur, pasi në pjesën e dytë luajtëm një futboll të mirë dhe ofensiv, ashtu siç kam kërkuar edhe unë përpara nde-shjes. Në pjesën e dytë ndryshuam disi taktikën, pasi i lejuam kundërshtarët që të luanin dhe të na rrezikonin. Danezët kanë lojtarë me eksperiencë, megjithatë në pjesën e dytë ushtruam më shumë presing dhe besoj se kjo funksionoi. Goli? Mendoj se e merituam golin, pasi në pjesën e dytë luajtëm në gjysmë-fushën kundërshtare dhe i detyruam danezët që të luanim me kundërsulme. Ecuria pozitive? Natyrisht që do të ketë edhe momente të vështira, pasi ndër-timi i skuadrës është një proces. Do të kemi momente të vështira, por besoj se mund të mbajmë një atmosferë të mirë dhe të marrim rezultatet që dëshirojmë nga ndeshjet e ardhshme". Kapiteni Ervin Skela shtoi: "Në pjesën e parë nuk treguam forcën tonë, ndërsa në pjesën e dytë, me lëvizjet e trajnerit dhe me direktivat e tij për t‘u ushtruar presing danezëve arritëm të shënonim. Në atë rast duhet përgëzuar veprimi i Salihit. Kjo skuadër ka shumë të ardhme, djem të rinj të talentuar dhe me karakter. Duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive, të cilat i shërbejnë të ardhmes. Rivaliteti me Bogdanin për klasifikimin e golashë-nuesve? Nëse luajmë kështu në grup do të vazhdojmë të kemi rezultate të mira, nuk ka rëndësi kush shënon". Zv/kapite-ni Lorik Cana shtoi se me këtë barazim, Shqipëria po tregon se ka objektivat e saj dhe do të kërkojë të marrë pikë edhe në takimin e fundit me Suedinë. "Rezul-tati dhe ajo që tregoi ekipi janë shumë pozitive. Në pjesën e parë, kualiteti i kundërshtarëve na vuri në vështirësi. Por luajtëm me zemër dhe në pjesën e dytë trajneri riparoi disa gjëra, duke na nxjerrë më shumë në sulm dhe ishim ne ata që e vendosëm Danimarkën në vështirësi. Ndryshimi nga ndeshja e parë? Ka ndryshuar ambienti dhe të gjithë mundohen të zbatojnë detyrat e trajnerit. Gjithashtu kemi edhe shumë të rinj dhe jemi duke ndërtuar një skuadër të së ardhmes. Pas barazimit me Dani-markën do të synojmë të marrim pikë edhe kundër Suedisë".