Kosovari Atdhe Nuhiu "fundos"Shpresat kuqezi në 13 minuta
Kombëtarja Shpresa e Shqi-përisë regjistron humbjen e tretë në katër ndeshjet e para eliminatore të Europianit Under 21. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Artan Bushati u mposhtën 3:1 nga Austria, në sfidën që u luajt dje në stadiumin "Franc Fërst". Protagonisti abso-lut i mbrëmjes ishte pa dyshim kosovari Atdhe Nuhiu: 20-vjeçari i lindur në Prishtinë, që tashmë përfaqësohet me Austrinë, ka shënuar dy gola (të parin dhe të tretin) në 13 minutat e para të ndeshjes, duke shuar çdo shpresë të shqiptarëve për rezultat pozi-tiv. Nuhiut, i cili gjatë verës zëven-dësoi Salihin te Ried, i mjaftuan vetëm 180 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës, duke e kaluar topin pas shpinës së Moçkës. Të besuarit e Bushatit vuajnë goditjen shumë të shpejtë dhe gabojnë në vendosjen në fushë. Një mundësi që vendasit nuk e shpërdoruan: dy minuta më pas ata realizuan edhe golin e dytë me autor Veiman. Kuqezinjtë tentuan të reagojnë me Roshin, i cili ka qenë i pafat. Ndërsa në krahun tjetër, austriakët vazh-donin të rrezikonin, ku rastet e shpërdoruara nga Ilsanker dhe Veiman, i paraprinë rrjetës së tretë me autor Nuhiun (goli i dytë personal për sulmuesin), në minutën e 13-të. Edhe pse ka mbyllur virtualisht takimin që prej minutave të para, skuadra e Andreas Herzog ka vazhduar të sulmojë, duke rrezikuar me Bukvan, Koç dhe Veiman. Vetëm 4 minuta përpara mbylljes së pjesës së parë, Roshi ka shkur-tuar shifrat në 3:1. Talenti fierak e ka dërguar topin në rrjetë duke hapur disi takimin, madje ka tentuar të shënojë edhe në çastet e para të pjesës së dytë. Por, me kalimin e minutave, ritmi i lojës së kuqezinjve ka rënë në mënyrë të dukshme, duke krijuar idenë se ata u pajtuan me humbjen. Në të 87-n, Shqipëria e ka parë veten në inferioritet numerik, pas daljes nga loja me karton të kuq (dy të verdhë) të Malotës. Me këtë humbje, Shqipëria mbetet në vendin e katërt në Grupin 10, me 3 pikë, ndërsa Bjellorusia ka marrë kryesimin pas fitores 3:2 në fushën e Azerbajxhanit.