Oferta speciale me rastin e datës së veçantë të tre nëntave
Me shpresën e një fati të mbarë dhe jete të lumtur në Guangzhou, në Kinën Jugore dje u martuan 6106 të dashuruar. Ky është numri më i lartë i martesave të regjistruara në qytet që nga krijimi i Republikës Popullore Kineze, 60 vjet më parë. Në ditën e nëntë të muajit të nëntë, të vitit 2009, lidhën kurorë mijëra çifte kineze, me shpresën se kombinimi i datës me tre nënta mund të jetë oguri i një jete të qetë martesore. Por janë të shumtë qytetet në vendin aziatik, mes të cilëve dhe Shangai dhe Tianjin, ku dashuria dhe supersticioni do të regjistrojnë mijëra çifte të martuar, të ndihmuar edhe nga hotele dhe restorante që nuk i kanë kursyer ofertat speciale në këtë datë. Në Kinë numri 9 shqiptohet njëlloj si një shkronjë e alfabetit që simbolizon jetëgjatësinë. Po ashtu, sipas traditës popullore, të marto-hesh në një datë që përmban tre nënta, u siguron bashkëshortëve një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku. Kinezët, në të vërtetë janë shumë të fi ksuar pas datave. E njëjta gjë ndodhi edhe në 07/07/2007 apo 08/08/2008, datë që përkoi edhe me hapjen e Lojërave Olimpike dhe regjistrimin e rekordit prej 314224 çiftesh të martuara. Ata gjithmonë, për ngjarje të veçanta, caktojnë ditë të veçanta. Po ashtu, mijëra çifte të tjera e kanë caktuar datën e martesës së tyre në tetor, me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore Kineze. Në gjithë botën është shënuar një numër rekord martesash në një ditë kaq të veçantë.