"Sa shumë burra" në një ekspozitë
Një ekspozitë ku personazhet janë burra. Muzeu i Artit Modern në Medellin prezanton më 14 shtator projektin "Sa shumë burra", në të cilin do të shfaqen punët e artistëve: Alessandro Mancassola dhe Barbara Ceriani Basilico, Gaia Fu-gazza, Bruno Muzzolini dhe artistit shqiptar, Fani Zguro. Alessandro Mancassola dhe Barbara Ceriani Basilico kanë zgjedhur të prezantojnë përmes një videoje profi lin e muzikantit amerikan, Roy Lee. Pjesë të ndryshme bluz dhe xhaz, refl ektimi i një jete në ekstrem dhe me energji të pakontrollueshme janë pjesë e kësaj performance. Gaia Fugazza pre-zantohet me foton "Burra që shohin", foto që ka nxitur gjithë projektin. E realizuar në Eurosatory në Paris, në panairin ndërkombëtar të armëve, artistes i ka bërë përshtypje që të gjithë pjesëmarrësit ishin meshkuj. "Shpirt dhe Zemër", titullohet videoja e Bruno Muzzolini, në qendër të së cilës fokusohet vullkanologu islandez, Gudmundur Eggertsson. Videoja është realizuar në Islandë, në një zonë vull-kanike ku shkencëtari islandez këndon një këngë napolitane "Anema e Core", në paradoks me vendin ku ndodhet. Ndërsa artisti shqiptar, Fani Zguro, prezantohet me videon "Selfportrait"(Autoportret), një nga punët e tij të parë, frymëzuar nga periudha e fundit e Rembrant, ku në mungesë të modeleve, realizoi një cikël autoportretesh.