E Diel, 1 Nëntor 2026

Elvira Dones, në Festivalin e Mantovës

Dy takime të njëpasnjëshme për shkrimtaren shqiptare me publikun italian. Elvira Dones është ftuar të marrë pjesë në Festivalin e Letërsisë të Mantovës, edicioni i 13-të i të cilit është hapur dje. Rreth 350 shkrimtarë do të marrin pjesë në këtë aktivitet, mes të cilëve edhe emra si Amitav Ghosh, Muriel Barbery, Luis Sepúlveda, Nobeli Na-dine Gordimer etj. Dones do të prezantojë librin e saj "Virgjëresha të betuara", botuar nga Feltrinelli. Është historia e një femre shqiptare që në emër të lirisë vetjake heq dorë nga feminiletiti e në një kohë të mëvonshme heq dorë nga nderi i saj për t‘iu rikthyer feminilitetit. Më parë Elvira Dones ka re-alizuar një dokumentar pikërisht me këtë temë, që ka ngjallur së tepërmi interesin e antropologëve të huaj. Pas Mantovës, një takim është organizuar për shkrimtaren shqiptare në bibliotekën e Astis, më 14 shtator. Në bashkëpunim me shoqatat "Aloha" dhe "Vatra" e Torinos, Dones do të jetë në një përballje me publikun për të rrëfyer përvojën e saj si shkrim-tare dhe aktivitetin mes Zvicrës dhe Amerikës, ku është vendosur aktualisht. E përshkruar si një personalitet që shprehet në gjuhë dhe kultura të ndryshme, vetë shkrimtarja në intervistat e vazh-dueshme ka dhënë një përkufi zim të vetes: "Jam shqiptare, shkruaj italisht dhe jetoj në Amerikë. Jetoj mes tri-katër botëve: Shqipërinë e rrënjëve dhe të pasioneve të mëdha; italishtja, gjuha në të cilën qaj dhe ëndërroj tashmë, anglishtja dhe span-jishtja, janë gjuhë të së përditshmes në Uashington, përveçse edhe gjuhë të qasjes, politiko-gazetareske. Në një nga romanet e mia, një prej personazheve vjen nga Kolumbia (Amerika Latine dhe Irlanda janë dy nga pasionet më të mëdha të miat)...Në një tjetër roman personazhi kryesor është një argjen-tinase. Në shtëpi fl asim anglisht-italisht-frëngjisht, të gjitha të përziera me një stil familjar...". Për këtë arsye takimi me Elvira Dones, që do të drejtohet nga shkrimtarja dhe gazetarja algjeriane, Karim Metref, është zgjedhur titulli "I love questa lingua shumë", e njëjta shprehje me sitin e shkrimtares. Mbrëmja do të mbyllet me një homazh muzikal me arie të interpretuara nga sopranoja Lindita Hisku, shoqëruar në pianoforte nga Kristina Gjonej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›