Kuzhe: Skuadrat shqiptare, pa eksperiencë në Evropë
TIRANE-Nuk kam pasur shumë kohë t'i ndjek ekipet shqiptare, por jam informuar rregullisht për to. Josip Kuzhe, trajneri i kombëtares, është duke shijuar ditët e fundit të pushimeve përpara nisjes së "stresit" të madh. Që nga Kroacia, ku prej disa ditësh është bërë gjysh, tekniku kuqezi flet për ecurinë e skuadrave shqiptare në Evropë, për lëvizjet e fundit në merkaton e legjionarëve apo për miqësoren me Uzbekistanin. Kuzhe flet me diplomacinë e zakonshme, mundohet të mos krijojë polemika me futbollistë apo klube, e megjithatë e pranon se skuadrat shqiptare janë ende shumë të vogla në Evropë. "Mund të them se ekipet shqiptare nuk patën shumë fat, por kryesore mendoj se është mungesa e eksperiencës", shpjegon trajneri i përfaqësueses kuqezi.
Mister, me çfarë po merreni në këtë verë të nxehtë?
Në Kroaci me gjëra të përditshme, pushime e këto.
Por ndërkohë futbollin e keni ndjekur apo jo?
Po, patjetër. Edhe kur ka ndeshje që nuk i ndjek, informohem për to.
Skuadrat shqiptare tashmë janë eliminuar të gjitha nga Kupat e Evropës. Si do ta përshkruanit ecurinë e tyre këtë vit?
Nuk do ta quaja aq negative sa e keni quajtur ju aty në Shqipëri. Unë nuk i kam ndjekur ndeshjet të gjitha, por jam informuar dhe mund të them se skuadrat shqiptare, sidomos Tirana e Dinamo, kanë qenë të pafata në Evropë.
Vetëm mungesë fati?
Fati dhe eksperience. Kjo është e qartë. Nëse shihni dy skuadrat që kanë më shumë eksperiencë, Tirana e Dinamo, ato kanë dhuruar paraqitje jo të këqija. Tirana kaloi një tur, gjë që unë e quaj shumë pozitive, ndërsa tek i dyti gjithçka u vendos nga një humbje në Holandë. Në ndeshjen e kthimit barazoi 1-1, që nuk është aspak një rezultat i keq përballë një skuadre si Utrehti.
Dinamo...?
Dinamo them se ishte shumë e pafat. Me çfarë di, në Tiraspol ka luajtur shumë mirë, por është ndëshkuar nga disa momente, qoftë edhe nga arbitrimi. Pastaj, mos harroni se Sherifi është një skuadër me më shumë eksperiencë.
Besa pastaj ishte një tmerr apo jo?
Besa them se vuajti mungesën e eksperiencës. Nuk e diskutoja që do të eliminohej nga Olimpiakosi, por kuptohet jo në këto shifra. Nuk kam çfarë të them për këtë takim, shifrat nuk të lënë shumë të flasësh.
Në këto skuadra luajnë edhe disa nga lojtarët e kombëtares, si ju janë dukur ata?
Ah, kjo është pjesa më pozitive. Lojtarët e këtyre skuadrave që janë pjesë e kombëtares kanë qenë vërtetë shumë mirë. M'u bë shumë qejfi që shënoi Vila, po ashtu edhe Andi Lila. Kjo më la një shije të mirë.
Të flasim pak për merkaton, lëvizja e fundit ishte e Bogdanit...
Bogdani kaloi te çezena dhe nuk e di për të, po për mua është një lëvizje e mirë, sepse mendoj se aty do të luajë më shumë. Kjo është ajo çfarë ka rëndësi për mua.
Bakaj ndërkohë është në provë te Hanoveri...
Për Elisin do të ishte një hap shumë i madh përpara nëse do të arrinte të siguronte një kontratë aty. Të luash me Hanoverin, në Bundesligë, them se është një e mirë për të vetë dhe për ekipin kombëtar. Këto ditë do të flas edhe me Lalën për të kuptuar sesi qëndron situata aty.
Ndeshja e radhës është ndaj Uzbekistanit më 11 gusht, sa e rëndësishme duket ajo, duke parë motin e nxehtë apo faktin se lojtarët nuk do të jenë në maksimum?
Unë e kam thënë gjithnjë: çdo ndeshje miqësore është shumë e rëndësishme. është e rëndësishme që lojtarët të takohen pas shumë kohësh, është e rëndësishme për të provuar diçka të fundit përpara takimit me Rumaninë, por edhe për të parë formën e vetë futbollistëve. Në kombëtare duhet gjithmonë një atmosferë e mirë dhe ndeshje të tilla ta krijojnë.
(d.b/BalkanWeb)