E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrijnë tabulatet, nis verifikimi i telefonatave

Prokuroria

Prokuroria ka marrë në dorë tabulatet e telefonatave të Franc Konomit dhe menjëherë ka nisur verifikimi për të gjithë numrat e skeduar. Grupi hetimor u kishte bërë kërkesë kompanive celulare që të zbardhnin gjithë tabulatet përkatëse të numrave telefonikë, që mbante në përdorim Franc Konomi. Këto ditë ato kanë mbërritur në prokurori dhe menjëherë ka nisur puna për vlerësimin e tyre, me qëllim për të nxjerrë fakte të reja mbi këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në mes të Tiranës. Sipas të dhënave policore, kompanitë celulare kanë vënë në dispozicion të gjitha tabulatet e muajit qershor dhe të ditëve të para të korrikut. Konomi u vra më 8 korrik, në mes të Tiranës. Babai i dy fëmijëve, sapo ishte ngjitur në makinën e tij luksoze tip “Mercedes Benz”, me targë TR 0626 S, me ngjyrë të zezë, që e kishte parkuar në sheshin “Avni Rustemi”, rrugës që të shpie për te Pazari i Ri. Dy persona, të cilët udhëtonin me një motor me targa të huaja, i janë afruar me ngadalë dhe pa i thënë asnjë fjalë kanë qëlluar dhjetë herë në drejtim të tij. Gjashtë plumba e kanë zënë në trup Konomin, duke i shkaktuar vdekjen pak minuta më pas.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›