E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe del huq, shikon vetëm 18 minuta Hykën

 

Ka rezultuar totalisht e dështuar vizita e trajnerit të kombëtares shqiptare Josip Kuzhe në Gjermani. 56-vjeçari kishte programuar të shikonte nga afër derbin e Bundesliga 1, Hanover-Mainz ku luajnë tre futbollistë shqiptarë (Lala, Rama dhe Hyka), zhvilluar ditën e shtunë dhe ndeshjen Augsbug-Oberhauzen në Bundesliga 2 ku aktivizohet Edmond Kapllani. Të shtunën Kuzhe mundi të vëzhgojë vetëm për një pjesë loje të riu kosovar Valdet Rama dhe për vetëm 18 minuta Jahmir Hykën pasi që të dy lojtarët nuk ishin titullarë në këtë takim i përfunduar në barazim 1-1. Por akoma më keq i ka shkuar Kuzhesë një ditë më vonë, pra dje. I ndodhur në stadium ai nuk ka mundur të shikojë në veprim Edmond Kapllanin pasi sulmuesi kuqezi edhe për këtë javë ka ngrohur pankinën duke mos u aktivizuar për asnjë minutë. Ndërkohë në të njëjtën orë luhej edhe Koblenz-Arminia Bilelefeld ku militon Besart Berisha por edhe sulmuesi kosovar i kombëtares shqiptare nuk luajti për asnjë sekondë. Që të dy sulmuesit nuk u grumbulluan në miqësoren me Qipron dhe me shumë gjasa nuk do të jenë as për ndeshjen me Danimarkën nëse nuk nuk luajnë edhe javën tjetër në kampionat me skuadrat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›