E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lila dhe Abilaliaj, më të mirët në fushë

 

Andi Lila ka qenë futbollisti më i mirë në fushë për të dyja skuadrat. Mbrojtësi kavajas zhvilloi një lojë mjaft të mirë në mbrojtje por ndihmoi shumë edhe sulmin me daljet e tija në krahun e djathtë. Në një rast, me një gjuajtje me kokë i shkoi shumë pranë golit pas një goditje këndi. Në listën e më të mirëve është edhe njeriu-gol, Arbër Abilalaj i cili i dha Superkupën Tiranës. Por hiq golin asgjë tjetër nuk mund të thuhet për të. Në pjesën e parë humbi edhe një rast të artë ballë për ballë me portierin vlonjate, Shpëtim Moçka. Ndërkohë konfirmohen Entonio Pashaj dhe Bledar Devolli si dy pikat më të forta të kësaj Tirane. Ndërsa në kahun tjetër zhgënjeu Jetmir Sefa. Ai duhej të ishte lideri i ri i skuadrës së Tiranës në ndeshjen e djeshme. I riu i talentuar që sapo ka debutuar edhe me kuqezinjtë e Kuzhesë më tepër se për Tiranën mendonte të shënonte vetë. Në dy tri raste mund të kishte dhënë asist për Abilaliajn por preferoi të godiste pa ndonjë rrezikshmëri (vetëm një rast) për Moçkën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›